Itali

Asnjë fitore në kampionat, Genoa shkarkon Shevchenkon

Nuk ka zgjatur më shumë se dy muaj aventura e Andriy Shevchenko në stolin e Genoas. Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës firmosi më datë shtatë nëntor të vitit 2021 duke zëvendësuar Ballardinin, megjithatë në fund nuk ia doli të merrte më të mirën prej skuadrës.

Tekniku ukrainas drejtoi Genoan për 10 ndeshje nga të cilat fitoi vetëm një, por ajo ishte në Kupë ndaj Salernitanës. Sa i takon kampionatit, Shevchenko grumbulloi vetëm tre pikë si pasojë e tre barazimeve.

Kështu, drejtuesit e Genoas duke parë gjendjen e skuadrës e cila renditet në vendin e parafundit dhe rrezikon mbijetesën në elitë, iu desh të reagonin duke larguar nga “timoni” 45-vjeçarin. Tashmë, drejtimi i skuadrës së parë i ka kaluar përkohësisht Abdoulay Konko në pritje të Bruno Labbadia i cili është ideuar si zëvendësuesi i Shevchenkos.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency