Kategoria Superiore

Asnjë humbje në 8 javë, Laçi surpriza e bukur e këtij edicioni

Surpriza më e bukur e këtij edicioni është Laçi, skuadra finaliste e Kupës edicionin e kaluar. Befasia e kurbinasve ka nisur që në verë me kalimin e një raundi në Europa League, duke vijuar në kampionat me ecurinë fantastike në këto 8 javë, duke qënë e vetmja skuadër që nuk njeh humbje. Merita absolute shkon për trajnerin Artan Mërgjyshi, pasi dora e tij ndjehet në skuadër jo vetëm nga rezutlatet por edhe në mënyrën se si ekipi luan në harkun e 90 minutave. Mërgjyshi ka trashëguar një skuadër të stërvitur mirë nga ish trajneri për sfidat e Europës Besnik Prenga, dhe në fakt ka një skuadër më të dobët në aspektin e cilësisë. Largimi i Reginaldos në fundin e edicionit të kaluar dhe ai i Uzunit në fund të merkatos së verës kanë ulur ndjeshëm cilësinë e Laçit, por asnjëherë dëshirën për të bërë më të mirën. Merita e trajnerit kryeqytetas në këto arritje shtohet akoma më shumë kur shikon që këto rezultate vijnë të bazuar tek ekipi i vitit të shkuar, nga i cili janë larguar futbollistët më të mirë. Sebastian Toro ka zëvendësuar Harallamb Qaqin në qendër të mbrojtjes, Nikola Eller, brazilianin Escuerda ndërkohë që pikat më të forta të Laçit nuk po rezultojnë afrimet e verës por lojtarët që kanë kontribuar edhe vjet në skuadër. Padiskutim që merita e ruajtjes së grupit shkon për drejtuesit të cilët kanë ditur të përzgjedhin trajnerin e duhur për ti udhëhequr edhe këtë edicion drejt të njëjtit objektiv, pjesëmarjes në Europë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top