Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Asnjë klub nuk ndryshon mendimin tim”, refuzon Bayernin dhe Milanin

Roberto De Zerbi nuk do të largohet nga drejtimi i Brightonit. Pavarësisht se emri i tij lidhet prej kohësh me klube si Bayern Munich apo Milan, 44-vjeçari nga Brescia do të vijojë të jetë në Premier League.

Nëse më pyesni se a ka ndonjë klub që mund të më ndryshojë mendjen, unë po ju përgjigjem se nuk ekziston një i tillë… Preferoj të qëndroj te Brightoni për të realizuar objektivat maksimal sezon pas sezoni.

Por, së pari duhet të analizojmë situatën me Tony Bloom (presidenti), Paul Barber (shefi ekzekutiv) dhe David Weir (drejtor teknik).

Lexo edhe: 

Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë kur jam shprehur se nuk ka asnjë klub që mund të më bëjë të ndryshoj mendimin tim. E përsëris: nuk ka asnjë klub që është pas meje”, theksoi De Zerbi.

Tekniku italian ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me “Pulëbardhat”, që i drejton prej shtatorit të vitit 2022.

Ndërkohë, në Angli theksohet se drejtuesit e Brightonit nuk duan të mbeten të papërgatitur në rast të largimit të De Zerbit.

Dhe kanë zgjedhur danezin Thomas Frank – në pankinën e Brentfordit prej tetorit të 2018 – si zëvendësuesin e tij.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...