Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Asnjë ofertë!”/ Reali e nxjerr në merkato, sulmuesin s’e do askush

Reali i Madridit ka nxjerrë në merkato sulmuesin Mariano Diaz dhe mbrojtësin Alvaro Odriozola. Dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në planet e Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm dhe duhet të kërkojnë një ekip të ri.

Pavarësisht kësaj, Mariano Diaz nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Sulmuesi nga Republika Dominikane ka edhe një vit kontratë me kampionët e Europës, dhe dëshiron ta respektojë deri në fund marrëveshjen.

Oferta? Për momentin asnjë klub nuk po shfaq interesim konkret për 29-vjeçarin sipas menaxherit të tij, kjo edhe falë rrogës që përfiton te “Los Blancos”. David Aranda po has probleme për t’i gjetur një skuadër të re lojtarit, teksa për Defensa Central deklaroi:

Nuk ka të reja rreth së ardhmes së Marianos. Asnjë klub nuk më ka kontaktuar për shërbimet e tij”. Një ndër opsionet që është përfolur si e ardhmja e sulmuesit është Monza, por asnjë lëvizje zyrtare deri tani.

Objektivi kryesor i klubit të Serie A për majën e sulmit është Mauro Icardi, por në listën e Adriano Gallianit gjendet edhe sulmuesi i Realit. Ish-drejtuesi i Milanit ka një raport fantastik me Florentino Perez, dhe gjetja e një akordi për Mariano Diaz nuk është një mision i komplikuar.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...