Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Asnjë ofertues për aksionet e Halilit, mbyllet ankandi i parë

Sot në orën 16:00 u mbyll Ankandi i fazës së parë për shitjen e aksioneve (66%) të Tiranës. Në zyrën përmbarimore u paraqitën përfaqësues të palëve të interesit, saktësisht Darli Preza dhe Refik Halili.

Tirana/ Aksionet e familjes Halili dalin në shitje, zbulohet arsyeja

Pas përfundimit të orarit zyrtar u mbajt dhe procesverbali i fazës së parë, dhe tashmë do kalohet në fazën e dytë, që do të shpallet dhe në QKB. Brenda 5 ditëve do të ketë një njoftim me shkrim drejt palëve.

Më pas sipas kodit të procedurës civile do të nisë faza e dytë. Dhe do të bëhet rivlerësimi i aksioneve të cilat mund të kenë një zbritje deri në 30% të vlerës pa kamatvonesë. Përqindja përcaktohet nga ligji.

Lexo edhe:

Nëse edhe ne ankandin e dyte nuk paraqiten ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë të marre sendin me minimumin e caktuar në ankandin e ri. Nëse kreditori nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.

Aksionet (66%) që zotëron Refik Halili si president i Tiranës, ishin nën sekuestro, si pasojë e një detyrimi që shoqëria Halili. shpk kishte ndaj familjes Preza.

Bëhet fjalë për një detyrim që bashkë me kamatvonesat shkon në 2 milionë e 400 mijë euro! Shumë kjo që duhej të shlyhej nga Refik Halili.

66% të aksioneve të Halilit te klubi kryeqytetas, dolën në shitje në ankand me vlerë fillestare 161 720 400 lekë.

Shitja e aksioneve të Tiranës, përfundon afati i ankandit të parë

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...