Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Asnjë problem me Sarrin”, Tare: Si mund të kritikohet Immobile?!

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë të gjatë të ditëve të fundit, foli edhe për raportin e shumëpërfolur mes tij dhe trajnerit Mauricio Sarri. Tare theksoi se nuk ka pasur probleme me të ndërsa shtoi se Ciro Immobile nuk mund të kritikohet.

“Nuk kam pasur asnjë problem me Sarrin, secili kishte këndvështrimin e tij. U mundua të shkonim mirë dhe të jepnim konfributin për Lazion. Unë e theksoja shpeshherë në vitin e kaluar se objektivi i Lazios ishte kualifikimi në Champions, por ai donte të ishte më i rezervuar.

Immobile? Nuk i kuptoj ata që e kritikojnë. Për dikë të shënojë tetë gola në Serie A mund të jetë shumë, por për Immobilen janë shumë pak. Nuk duhet kritikuar, por duhet kuptuar. Kur Immobile është në formë është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën diferencën”, u shpreh Tare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...