Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Asnjë sherr me Çinarin, Boldor tregon versionin e tij për mediat rumune!

Në ditët e fundit në mediat sportive shqiptare ka bërë bujë sherri hipotetik i mbrojtësit të Partizanit Dejan Boldor me Erald Çinarin pas daljes pozitiv me koronavirus të rumunit dhe më pas infektimin edhe të 4 lojtarëve të tjerë, mes tyre edhe Çinari. Por në një intervistë për gazetën rumune Sporturilor, shtatlarti i prapavijës së Partizanit i cili në të shkuarën ka luajtur edhe me kombëtaren U-21 të Rumanisë ka mohuar të ketë pasur një sherr mes tij dhe Çinarit.

Shkurtimisht, rumuni hedh poshtë gjithçka është raportuar në media dhe jep versionin tij të ngjarjes. “Unë kam koronavirus, është e vërtetë, por jam në shtëpi dhe jo i shtruar në spital. Jam i shokuar, pasi të gjithë më telefonojnë të më pyesin nëse kam pasur sherr”, shprehet Boldor. Mbrojtësi i Partizani më tej shton: “Nuk është e vërtetë që ka pasur sherr. Askush nuk është arrestuar, nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht kemi diskutuar në një grup ‘WhatsApp’-i. Është shumë e shëmtuar që arriti deri këtu kjo histori”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...