Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Asnjë surprizë, kualifikohen Roma, Leverkusen e Wolves!

Roma është kualifikuar në raundin e 1/8-ave pasi barazoi 1-1 në takimin e kthimit ndaj belgëve të Gent .Golit të David në minutën e 25-të iu kundërpërgjigj Kluviert 4 minuta më pas për verdhekuqtë. Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Roma avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor. U kualifikua për më tej edhe Wolves pavarsisht se u mposht në Spanjë me shifrat 3-2 nga Espanyol. Fitorja 4-0 në takimin e parë kualifikoi më tej skuadrën  angleze. Të lehtë e pati edhe Bayer Leverkusen që fitoi edhe takimin e dytë ndaj Portos me shifrat 1-3 me gola të Alarios, Demirbay dhe Havertz. Aspirinat avancuan në 1/8-at me rezultat përgjithshëm 5-2 në favor. U kualifikuan edhe Lask e Wolfsburg falë sukseseve respektive 2-0 ndaj AZ Alkmaar dhe 0-3 ndaj Malmos në transfertë. Ndërkohë Baseli bëri detyrën edhe në takimin e dytë ndaj Ludogorets të cilin e fitoi me rezultatin 1-0 dhe avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-0. Bëri një përmbysje të madhe Basaksehir që mposhti 4-1 pas kohës shtesë Sportingun e Lisbonës. Koha e rregullt përfundoi 3-1 në favor të skuadrës turke, aq sa kishte dalë sfida e parë për Sportingun në Lisbonë. Goli i Viscas në minutën e 119-të kualifikoi në 1/8 skuadrën turke.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...