Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Asnjë surprizë në Barcelonë, kualifikohen Nadal, Dimitrov e Thiem

Asnjë surprizë në raundin e 1/8-ave të turneut të Barcelonës. Rafael Nadal vazhdon të mos humbasë qoftë edhe një set në fushat me dhe të kuq duke u kualifikuar në çerekfinale pasi mposht lehtësisht 2-0 me sete bashkëkombasin Garcia Lopez me shifrat 6-1 6-3. Nadal vijon kështu rrugën drejt mbrojtes së titullit në Barcelonë, teksa kundërshtari i radhës për spanjollin do të jetë sllovaku Martin Klizan. Në çerekfinale u kualifikua edhe finalisti i edicionit të kaluar, austriaku Dominic Thiem që në 1/8-at mposhti në 2 sete sllovakun Kovalik. Hasi vështirësi  favoriti numër 2 për t’i shkuar deri në fund turneut 500 pikësh të Barcelonës, bullgari Grigor Dimitrov i cili mposhti në tiebreak në set final tunizianin Jaziri. Avancuan në çerekfinale edhe Pablo Carreno Busta, David Goffin e Roberto Bautista Agut.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...