Nuk mund të imagjinohej një kampionat Botëror, pa dy skuadrat që në verën e vitit 2016-të disktuan mes tyre në Paris, finalen e Europianit. Portugalia dhe Franca përmbushën të gjitha pritshmëritë duke siguruar biletat për në Rusi 2018, ndërkohë që ashtu sic edhe pritej mbeti jashtë Botërorit të vitit të ardhshëm një kombëtare e madhe si Holanda. Në ndeshjet e fundit kualifikuese të fazës së grupeve në zonën europiane Franca mposhti 2-1 Bjellorusinë në shtëpi dhe u kualifikua në Kupën e Botës si e para e grupit A, në kuotën e 23 pikëve. Golat për përfaqësuesen e gjelave u realizuan nga Griezmman dhe Giroud ndërsa për miqtë shkurtoi shifrat Saroka. Holanda bëri detyrën fitoi 2-0 ndaj Suedisë në Amsterdam por dygolëshi i Arjen Robben nuk i mjaftoi përfaqësues portokalli për të shkuar në Play-off, pasi Holanda kishte nevojë për një sukses me shifrat e thella 7-0 për ti marrë vendin e dytë përfaqësues skandinave që tashmë do të masë forcat në Play-off për të synuar kualifikimin në Botërori rus. Në ndeshjen tjetër të grupit A, Luksemburgu dhe Bullgaria barazuan 1-1.
Në grupin B, kishte festë për Portugalinë. Në Lisbonë kampionët në fuqi të Europës mposhtën 2-0 Zvicrën dhe me kuotë të barabartë pikësh 27, por në sajë të goleavarazhit më të mirë lanë pas përfaqësuesen helvete, me luzitanët që u bënë zyrtarisht skuadra e 19-të nga 32 të mundshme që siguruan biletën e Botërorit. Një autogol i Djorou dhe finalizimi i Andre Silvës vulosën sfidën. Zvicra tashmë për të qenë pjesë e Botërorit duhet të fitojë në Play-off. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Hungaria mundi me vështirësi 1-0, Ishujt Faroe ndërsa Letonia shpartalloi 4-0 Andorrën.
Në grupin H nuk toleroi as në ndeshjen e fundit Belgjika që e mbylli në kuotën e 28 pikëve pasi kaloi lehtësisht 4-0 Qipron me 2-golëshin e Eden Hazard, rrjetën e vëllait të vogël Thorgan Hazard dhe finalizimin e Lukakut. Është zyrtarisht në Play-off, Greqia që bëri detyrën ndaj Gjibraltarit duke marrë një fitore të lehtë 4-0 dhe duke mbajtur pas në grupin H, Bosnje Hercegovinën që nga ana e saj triumfoi me shifrat 1-2, brenda në Estoni.
