Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Aspirinat” pësojnë humbjen e dytë radhazi, Werner gol në debutim

Augsburgu merr fitoren e parë në këtë edicion të ri futbollistik, teksa ka mundur në transfertë Bayer Leverkusenin me rezultatin 1-2. “Aspirinat” ishin më kërkues dhe krijuan më shumë volum loje, megjithatë nuk u treguan të saktë para porte, diçka që e bëri më së miri Augsburgu.

Pa u mbushur çerek ore lojë, Demirovic shërbeu saktë për Jensen, i cili zhbllokoi rezultatin. Megjithatë, pak sekonda para fundit, Aranguiz ia doli që të kthente ekuilibrin, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e luftuar, megjithatë goli i fitores u shënua në 10 minutat e fundit. Në të 82-ën Hahn arriti që të ndëshkonte për të dytën herë vendasit, duke i dhënë përsëri avantazhin skuadrës së tij. Në minutat e mbetura Leverkuseni u përpoq që të ndryshonte diçka por pa rezultat.

Debutim me gol i Timo Wernerit te Leipzigu, skuadër ku u transferua vetëm pak ditë më parë nga Chelsea. Sulmuesi gjermans shënoi golin e parë në barazimin 2-2 të “demave” përballë Kolnit. Miqtë barazuan në pjesën e parë me Dietz, por me fillimin e pjesës së dytë sërish shënoi Leipizgu me Nkunku. Mirëpo s’ishte e thënë që vendësit të merrnin fitoren, pasi Gvardiol realizoi autogol në minutën e 72-të.

 

Rezultatet

Bayer Leverkusen – Augsburg   1-2

Hertha Berlin – Eintracht Frankfurt   1-1

Hoffenheim – Bochum       3-2

RB Leipzig – FC Koln     2-2

Werder Bremen – Stuttgart       2-2

Schalke – B. Monchengladbach

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...