Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Aston Villa blen ish-in e Barcelonës, Evertoni merr sulmuesin e Holandës

Aston Villa mposht konkurrencën e Chelsea, Newcastle dhe West Hamit duke siguruar shërbimet e Lucas Digne, për të cilin hodhi në arkat e Evertonit shumën 25 milionë stërlina. Si pjesë e marrëveshjes, që çoi francezin në “Villa Park”, në drejtim të Evertonit udhëtoi Anwar El Ghazi, i cili kaloi nën urdhrat e Rafa Benitezit në formë huazimi.

Klubi nga Liverpooli ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të 26-vjeçarit në fund të sezonit. Kështu pas afrimit të Philippe Coutinhos, Aston Villa përforcohet edhe në mbrojtje dhe për këtë lëvizje trajneri Steven Gerrard deklaroi se Digne është lojtari i duhur për skuadrën dhe se është shumë i lumtur që do të ketë në dispozicion një lojtar me karakteristikat e 28-vjeçarit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...