Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Aston Villa godet në merkato, firmos me qendërmbrojtësin e Sevillas

Pasi mbylli sezonin në vendin e 14, Aston Villa e Steven Gerrard do të provojë të bëjë një tjetër hap cilësor vitin e ardhshëm, ndaj ka nisur një fushatë mjaft aktive në merkato.

Kështu pasi bleu kartonin e Coutinhos nga Barcelona, klubi nga Birminghami zyrtarizoi sot edhe mbrojtësin brazilian Diego Carlos, i cili vjen pas tre sezonesh në nivele mjaft të larta me skuadrën e Sevillas.

Mbrojtësi 29-vjeçar kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë me Aston Villën, teksa nuk e fshehu gëzimin që sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League.

“Jam vërtetë shumë i lumtur që kam firmosur me Aston Villën, pasi Premier League është një nga kampionatet më konkurrues në botë. Do të provoj të jap më të mirën për klubin dhe fanellën që do të vesh. Nuk arrij ta besoj ende se jam në Premier League, megjithatë tani më mbetet të tregoj cilësitë e mia më të mira”, deklaroi Diego Carlos në ditën e prezantimit te Aston Villa.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...