Premier League

Aston Villa triumfon ndaj Leicesterit, ngjitet i 10-ta

Aston Villa është u rikthye tek fitorja pas humbjes me Manchester City-n, duke fituar me përmbysje ndaj Leicesteri. “Dhelprat” ishin më kërkuese në pjesën e parë dhe arritën që të shënonin më minutën e 14-të me Barnes, duke heshtur “Villa Park”. Skuadra nga Birminghami reagoi mirë pas golit të pësuar, duke barazuar tri minuta më vonë me Konsa, ndërsa në fund të fraksionit të parë shënoi dhe golin e avantazhit, por sistemi VAR sinjalizoi një faull nga ana e Ramsey-t.

Në pjesën e dytë, Aston Villa iu fal sërish sulmuesit 23- vjeçar Ezri Konsa, i cili shënoi dhe golin e dytë personal dhe atë të fitores, duke i dhënë një sukses shumë të çmuar skuadrës së Steven Gerrard, tashmë në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Leicesteri, në vendin e 10-t të Premier League-s.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency