Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Astrologu i famshëm paralajmëron “yllin” kolumbian: Ndërro skuadër, ndryshe do t’ia futësh vetes!

E ardhmja e James Rodríguez mbetet e panjohur. Lojtari i famshëm kolumbian dëshiron të luajë në elitën e futbollit evropian, por mungesa e interesit nga ana e skuadrave do të thotë se James për momentin nuk ka mundësi të largohet nga Al-Rayyan.

Në mes të kësaj dileme, një astrolog i quajtur Daniel Daza, i famshëm për parashikimin e fitores së Gustavo Petros në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë, ka paralajmëruar Jamesin për atë që e pret në karrierën futbollistike.

Ai e këshilloi se duhet të bëjë ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale, ndryshe do të vuajë pasoja të rënda.

“Ai patjetër duhet të bëjë një ndryshim, sa I përket vendit ku do të luajë apo ekipit dhe duhet ta bëjë para majit të vitit 2023. Nëse nuk e bën, do ta ngulë thikën vetes”, tha Daniel Daza.

Ky astrolog ka bërë parashikime edhe për futbollistët e tjerë siç është rasti i Neymarit. Për brazilianin ai paralajmëroi rrezikun e lartë të dëmtimit që ka para Kupës së Botës:

“Neymar është Shigjetar dhe shigjetari rreziko aksidentet. Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenjat më të prirura për aksidente të zodiakut, duhet të jenë shumë të kujdesshëm me çështjet e frakturave, muskujve dhe dëmtimeve.”

Në rastin e James, dihet mirë se ai dëshiron të largohet nga Katari dhe madje ka pasur zëra për një zgjidhje e mundshme e kontratës, edhe pse asgjë nuk është vendosur për momentin. Merkatoja në Evropë mbyllet pas javësh, kështu që James do të duhet të nxitojë nëse dëshiron të konkurrojë përsëri në nivelin më të lartë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...