Kupa e Italise

Atalanta apo Napoli, sot mësohet kundërshtari i Juves në finalen e Kupës!

Dy skuadra në formë jo të mirë si Atalanta dhe Napoli do të përballen ndërmjet tyre, për të përcaktuar klubin e dytë finalist të edicionit të 74 të Kupës së Italisë. Me ngjeshjen e kuptueshme të kalendarit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe fazës finale të kampionatit të ardhshëm evropian është e natyrshme që nuk ka shumë kohë në dispozicion të ekipeve për të rekuperuar energjitë, kështuqë Atalanta dhe Napoli duhet të zbresin në fushë menjëherë për të mbyllur llogaritë, në gjysmëfinalen e kthimit të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Apenine. Në ndeshjen e vajtjes në Stadiumin Diego Armando Maradona skuadra e Gian Piero Gasperinit luajti më mirë, megjithatë përsëri zikaltërit e Atalantës nuk ia dolën dot për të shënuar, një gol që tani do të kishte një peshë vërtet shumë të rëndë, ndërsa skuadra napolitane e mbylli mbrëmjen me vetëm dy goditje në kuadrat, duke përkeqësuar pozitat e trajnerit Gennaro Gattuso.

Deri në këtë fazë të ngjeshur të sezonit të dy klubet e kanë respektuar në maksimum këtë kompeticion dhe Atalanta përfitoi nga shorti, për të mundur në Bergamo kundërshtarë si Cagliari dhe Lazio, ndërsa Napoli në pjesën e sipërme të shortit i luajti ndeshjet e veta gjithashtu brenda në Campania, duke eliminuar me radhë ekipe si Empoli dhe Spezia. Tani në Lombardi në orën 20:45 në Geëiss Stadium luhet akti i dytë i kësaj gjysmëfinaleje dhe në mënyrë të kuptueshme skuadra e Gasperinit konsiderohet si favorite, pasi do të ketë favorin e madh të faktorit fushë. Situata është ndërlikuar dhe befas pozitat e trajnerit kalabrez te Napoli janë lëkundur ndjeshëm. Marrëdhëniet e acaruara dhe raportet e ftohta të 43-vjecarit me Presidentin Aurelio De Laurentiis po influencojnë edhe te rezultatet e ekipit, ndërkohë në shtypin italian ka filluar të lakohet sërish emri i spanjollit Rafa Benitez apo dhe trajnerëve të tjerë, për të marrë menjëherë në rast dështimi vendin e Gatuzos, që në krahun tjetër përflitet shumë për një ribashkim me dyshen Berlusconi – Galliani te Monza. Një vit më parë pasi eliminoi në cerekfinale skuadrën e Lacios që ishte edhe mbajtësja e trofeut Napoli ia doli mbanë për të mposhtur gjithashtu edhe Interin e Antonio Conte-s.

Të kaltërit fituan 1-0 në San Siro, ndërsa në duelin e kthimit në Stadiumin San Paolo një gol i belgut Dries Mertens barazoi shifrat, duke i dhënë të drejtën për të shkuar në finale pikërisht ekipit të Gatuzos, falë rezultatit të përgjithshëm 2-1. Napoli tani është pikërisht mbajtësi i trofeut, duke patur parasysh triumfin në Stadiumin Olimpico të Romës ndaj rekordmenëve të Juventusit, pas 11-metërshave të humbur nga Dybala dhe Danilo, ndërsa Atalanta në krahun tjetër edicionin e shkuar u eliminua herët që në fazën e 1/8 në Artemio Franchi nga skuadra e Fiorentinës. Vendasit janë të uritur për sukses, duke marrë në konsideratë faktin që finalja e fituar në vitin e largët 1963 me shifrat 3-1 ndaj ekipit të Torinos përfaqëson edhe trofeun e vetëm të rëndësishëm që ka fituar klubi bergamask në histori. Që nga ajo kohë “La Dea” ka humbur edhe tre finale në Kupën e Italisë në vitet 1987, 1996 e 2019, megjithatë këtë herë është rasti për të përfituar dhe marrë hak jo vetëm nga momenti i vështirë i të kaltërve, por gjithashtu edhe për finalet e humbura në vitin 1987 pikërisht nga Napoli i Maradonës, sepse në atë kohë klubi fitues përcaktohej në këtë fazë me dy takime. Përsa i përket Napolit të kaltërit bashkë me skuadrën vjollcë të Fiorentinës përfaqësojnë forcën e pestë në këtë kompeticion, me 6 kupa të fituara në 10 finalet e luajtura. Gjatë dekadës së fundit Napoli e ka fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend në vitet 2012, 2014 e 2020, pra vetëm bardhezinjtë e Juventusit kanë qenë më të suksesshëm gjatë kësaj periudhe.

Të mërkurën e kaluar dy futbollistët e përfaqësueses kuqezi Elseid Hysaj dhe Berat Djimsiti ishin titullarë dhe luajtën deri në fund, ndërsa kapiteni i dardanëve Amir Rrahmani qëndroi në stol. Dy ekipet nuk kanë ecuri pozitive. Kështu pas disfatës me Lacion Atalanta ka barazuar me Napolin dhe Torinon, duke mos njohur fitore në 3 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet. Fundjavën e kaluar skuadra e Gasperinit shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme avantazhin e plot 3 golave brenda në Bergamo ndaj Torinos, për më tepër këtë herë 63-vjecari piemontez nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësin argjentinas Cristian Romero për shkak kartonash, ndërkohë në krahun tjetër pas barazimit pa gola në shtëpi me Atalantën Napoli i Gatuzos u mund në Gjenovë nga kuqeblutë dhe sikur të mos mjaftonte presioni asfiksues dhe nervozizmi i Gatuzos 43-vjecari kalabrez pritet të ketë probleme shumë të mëdha me formacionin.

Në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A dy klubet qëndrojnë ngjitur pranë e pranë në kuotë të njëjtë pikësh, megjithëse  për hir të së vërtetës Napoli ka për të rekuperuar edhe takimin e prapambetur me ekipin e Juventusit. Ndeshja me bardhezinjtë në shtëpi përfaqëson pikërisht sfidën e radhës për Napolin në kampionat, megjithatë ndryshe nga Atalanta që do të përballet me Cagliari-n në Sardenjë ditën e dielë, të kaltërit do të masin forcat me kampionët në fuqi që të shtunën në orën 18:00. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet, problemet, gjithë ky kalendar i ngjeshur dhe i vështirë, javën e ardhshme Napoli do të sfidojë gjithashtu edhe Granadën në Europa League, ndërsa Atalanta do të ketë luksin për të pushuar një javë, duke patur parasysh që ndeshjen e vajtjes në Champions ndaj Realit të Madridit “La Dea” do ta ketë më datën 24 shkurt. Shtatë muaj më parë në përballjen e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave në Bergamo vendasit fituan me rezultatin 2-0 falë golave të realizuar nga Pasalic dhe Gosens.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency