Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta “bie” ndaj Frosinones, triumfon Monza

Atalanta pëson humbjen e parë në Serinë A këtë sezon dhe disfatën ia shkakton Frosinone me rezultatin 2-1. Një rezultat ndoshta i papritur për bergamaskët, në radhët e të cilëve luajti titullar Gjimshiti (u zëvendësua në minutën e 75-të nga Muriel).

Frosinonë kaloi në epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë me golat e Harroui dhe Monterisit, ndërsa në pjesën e dytë shkurtoi diferencën në 2-1 Zapata.

Në minutën e 82-të u aktivizua në radhët e Frosinones sulmuesi 22-vjeçar shqiptar Marvin Çuni, që mbërriti te skuadra laziale nga Saarbrucken.

Lexoni edhe:

Monza iu imponua 2-0 Empolit të Ardian Ismajlit me dygolëshin e Coplanit. Pati minuta në dispozicion në fundin e sfidës edhe për Stiven Shpendin, i transferuar tek Empoli nga Cesena.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...