Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Atalanta do fantazistin e Romës, ofron para dhe kartonin e Iliçiç

Prej disa sezonesh luan në nivele të larta në kampionatin italian dhe për të dytin vit me radhë janë pjesë e Ligës së Kampionëve, ndaj te Atalanta kanë filluar të shohin lart dhe të mendojnë për të rritur edhe më shumë cilësinë e e skuadrës.

Pikërisht për këtë arsye kanë nisur negociatat me Romën për të transferuar fantazistin turk Cengiz Under, i cili pas një shpërthimi fillestar te verdhekuqtë, nuk po gjen hapësirat e nevojshme me trajnerin Fonseca në pankinë.

Roma kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e turkut, ndërsa Atalanta ka ofruar 15 milionë euro dhe kartonin e Josip Iliçiç, sulmues ky mjaft i preferuar në kryeqytetin italian, pavarësisht 32 viteve mbi supe.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe mjafton të shohësh që në sezonet e fundit të merkatos Roma ka transferuar tre futbollistë nga Atalanta, mesfushorin Brian Cristante dhe mbrojtësit Mancini e Ibanez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...