Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta e nis me goleadë, mposht lehtësisht Torinon në transfertë

Sezonin e kaluar ishte skuadra që shënoi më shumë gola në kampionatin italian, plot 98 të tillë, ndërsa edhe këtë vit Atalanta e nisi vrullshëm, duke shënuar 4 herë në ndeshjen e javës së dytë dhe duke triumfuar 2-4 në transfertën ndaj Torinos.

Zikaltrit nuk luajtën në javën e parë dhe kjo ishte performanca e parë zyrtare për këtë sezon, teksa transferta ndaj skuadrës ‘granata” rezultoi shumë më e lehtë nga sa ishte parashikuar për “djemtë e Gasperinit”.

Andrea Belotti zhbllokoi sfidën në minutën e 11’, por Atalanta mori kontrollin e lojës dhe riktheu baraspeshën vetëm dy minuta më vonë me golin e kapitenit Alejandro Gomes, i cili shënoi pas një asisti të Duvan Zapatës.

Më pas ishin Luis Muriel dhe Hans Hateboer që shënuan në portën e Torinos, duke çuar shifrat në 1-3 për Atalantën, që ishte zot në fushë dhe kontrollonte lojën. Gjithsesi në minutat e fundit të pjesës së parë Belotti shënoi sërish, këtë herë me asist të Mërgim Vojvodës dhe provoi të rihapë takimin.

Megjithatë llogaritë i mbylli Marten De Roon në fillim të pjesës së dytë, teksa mposhti për herë të katërt portierin Sirigu dhe vulosi rezultatin e sfidës, ndonëse deri në fund zikaltrit mund të kishin shënuar edhe më tepër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...