Serie A

Atalanta fiton garën me Interin e Juven, për mesfushorin brazilian

Atalanta fiton garën për shërbimet e Ederson. Mesfushori i talentuar brazilian, i cili spikati me Salernitanën sezonin që lamë pas, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve në Itali dhe jashtë, përfshi edhe emra si Inter e Juventus.

Megjithatë bergamaskët janë treguar më të shpejtë dhe bindës, duke arritur marrëveshjen me Salernitanën për blerjen e Ederson, teksa zyrtarizimi pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme.

Atalanta do të paguajë 15 milionë euro kesh dhe mbrojtësin Daniel Lovato, i vlerësuar 10 milionë euro, si dhe huazimin e të riut Okoli, duke qenë se Salernitata e vlerësonte Ederson rreth 25 milionë euro.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency