Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Atalanta fiton garën me Interin, gati firma me sulmuesin italian

Atalanta fiton garën me Interin
Atalanta fiton garën me Interin

Gianluca Smacacca zgjedh Atalantën. Sulmuesi i talentuar italian ka pranuar ofertën e bergamaskëve dhe transferimi pritet të kompletohet në orët e ardhshme.

Mbetet sërish pa sulmues Interi, që në ditët e fundit kishte kthyer vëmendjen nga italiani, duke ofruar 23 milionë euro plus 5 bonuse për kartonin e tij dhe një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë së fundi në garë hyri Atalanta, që ofroi 30 milionë euro për kartonin dhe 3.2 milionë euro rrogë për futbollistin. Në këtë rast Interi preferoi të dalë nga ankandi dhe t’u lërë dorë të lirë bërgamaskëve, të cilët pritet të plotësojnë dokumentacionin për transferimin e Scamaccës nga West Ham.

Lexo edhe:

Sulmuesi 24-vjeçar Scamacca rikthehet kështu në Serinë A pas vetëm një sezoni në Premier League, këtë herë për të veshur fanellën e Atalantës, ku do të marrë vendin e Hojlund, i cili iu shit te Manchester United.

Më herët Scamacca ka luajtur me skuadrën e Genoas dhe atë të Sassuolos, teksa pikërisht te emilianët spikati para se të shitej për rreth 40 milionë euro te West Ham në Premier League.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...