Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta kërkon sulmuesin e talentuar të Interit, i ofron një fanellë titullari

Atalanta vijon të këmbëngulë për të transferuar sulmuesin e talentuar të Interit, Sebastiano Espozito, i cili ka debutuar me zikaltrit këtë sezon dhe ka marrë shumë besim nga tekniku Antonio Conte.

Zikaltrit nga Bergamo kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e djaloshit 19-vjeçar dhe i kanë ofruar për më tepër edhe një vend titullari në skuadër, për të ndihmuar në rritjen e tij të mëtejshme.

Paralelisht po negociohet edhe me Interin, pasi Atalanta kërkona ta blejë përfundimisht sulmuesin e talentuar, ndërsa Interi nuk dëshiron ta humbë përgjithmonë, ndaj kërkon të ruajë të drejtën e riblerjes pas një apo dy sezonesh.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...