Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Atalanta luan për historinë, por ka në dorë edhe fatin e Romës

Atalanta dhe Roma, fate të kryqëzuara mes Serisë A dhe Europa League-s dhe Champions League-s. Një kombinim thuajse i pabesueshëm rezultatesh në javën e fundit të Serisë A dhe në finalen e Euriopa League-s mund të çojë Romën në Champions.

Fati i Romës në kampionat është i sigurt: do të përfundojë në vendin e gjashtë në kampionat për shkak të përplasjeve të pafavorshme direkte me Atalantën (e pesta në +3) dhe favorizuese me Lazion (e shtati në -3).

Nëse skuadra e Gasperinit humbet ndaj gjermanëve, Roma do të luajë automatikisht në Europa League sezonin e ardhshëm.

Verdhekuqtë shpresojë që Atalanta të fitojë Europa League-n kundër Bayer Leverkusenit. Vetëm në rast të një triumfi të zikaltërve të Bergamos në Dublin mund të shkojnë gjashtë ekipe italiane në Champions.

Megjithatë, ky është një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Në mënyrë që Roma të kualifikohet në Champions, duhet të ndodhë një skenar tjetër: Atalanta duhet të përfundojë në vendin e pestë në Serinë A dhe jo në vendin e tretë apo të katërt .

Lexo edhe:

 

Kur kanë mbetur 90 minuta deri në fund të kampionatit, por edhe duke pasur parasysh që Atalanta duhet të rikuperojë edhe ndeshjen e famshme ndaj Fiorentinës (do të luhet më 2 qershor, pas përfundimit të turneut), cilat janë kombinimet për zikaltrit për të përfunduar në vendin e pestë, duke ndihmuar në kualifikimin e Romës në Champions League?

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...