Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta “mbretëreshë” e transfertave, “shkrin” Sassuolon për 35 minuta

Atalanta konfirmohet sërish si një nga pretendentet për zonën Champions të renditjes, teksa tre ditë pas triumfit në “Olimpico” përballë Romës, ia doli të triumfojë edhe në transfertën e radhës mbrëmjen e sotme, me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Sassuolos.

Të ambientuar me terrenin e “Mapei Stadium” të cilin e përdorën thuajse gjatë gjithë sezonit të kaluar, zikaltrit e Gasperinit zgjidhën gjithçka brenda 35 minutave, duke arritur të shënojnë plot 4 herë në portën e vendasve.

Kapiteni Papu Gomez zhbllokoi shifrat në minutën e gjashtë të takimit, ndërsa më pas ishte Gosens që dyfishoi shifrat në të 13-ën. Në minutën e 29’ argjentinasi Gomez shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Atalantën, ndërsa kolumbiani Zapata “vrau” ndeshjen në minutën e 35-të.

Sassuolo e pati të pamundur të reagojë në pjesën e parë, por u shfaq disi më ndryshe në 45 minutat e dyta, ndonëse goli i shënuar nga Defrel në minutën e 63-të, shërbeu vetëm për kënaqësinë personale të francezit, pasi takimi nuk mund të rihapej më.

Kjo ishte fitorja e katërt sezonale për Atalantën, njëkohësisht e katërta në transfertë, ku djemtë e Gasperinit nuk kanë gabuar asgjë, ndryshe nga ndeshjet pritëse, ku kanë regjistruar një barazim dhe një humbje.

Me këtë triumf, Atalanta ngjitet në vendin e tretë me 13 pikë, duke lënë pas Napolin, që luan nesër ndeshjen e javës së 6, ndërsa Sassuolo konfirmon vështirësitë, me vetëm 6 pikë në 6 javët e para.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...