Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Atalanta mund t’i shtojë Romës 50 milionë euro, drejtori i ri sportiv verdhekuq mbërrin në kryeqytet

Suksesi historik i Atalantës në Europa League e gëzon indirekt edhe Romën, pasi tani klubi kryeqytetas shpreson sërish pjesëmarrjen në Champions League.

Siç shpjegon media italiane, verdhekuqtë duhet ta mbyllin kampionatin e Serisë A (nuk mund të ndodhë ndryshe) në vendin e gjashtë dhe Atalanta në të pestin për të pasur një tjetër ekip italian (gjashtë në total) në kompeticionin më të lartë evropian.

Pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm do t’i mbushte arkat e klubit roman me rreth 40-50 milionë më shumë, para që do të investoheshin menjëherë një merkato. Roma ka nevojë emergjente për të investuar në organikë, pasi disa titullarë pritet të mos jenë më nën urdhrat e De Rossit.

Lexo edhe:

Ndërkohë në kryeqytet ka mbërritur drejtori i ri sportiv francez, Florent Ghisolfi, i cili tashmë është zyrtarizuar në këtë post përmes një shënimi të publikuar në kanalet e tij zyrtare.

Është ai që do të duhet të zgjidhë enigmën e parë të rëndësishme: atë që ka të bëjë me qendërsulmuesin. Pjesëmarrja e mundshme e Romës në Champions nuk nuk do të ndryshojë fatin e Lukakut, nëse Chelsea nuk bie dakord për një tjetër huazim. Për këtë arsye, tani Roma do të duhet të vendosë nëse do të fokusohet sërish te Abraham, duke e mbështetur me një sulmues të ri, apo duke filluar nga e para, duke e shitur edhe anglezin.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...