Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta ndalet sërish, humbet kontaktet me kreun!

Atalanta regjistroi barazimin e dytë radhazi në Serie A, duke mos treguar një formë shumë të mirë para ndeshjes ndaj Milanit që do të luhet të shtunën dhe duke mos përfituar në maksimum nga sfida e prapambetur ndaj Udineses që në rast suksesi do ta ngjiste në vendin e 4-t dhe do ta afronte më shumë me kreun. Në Dacia Arena zikaltrit e Gasperinit u ndalën në një barazim 1-1, në një sfidë që e nisën në malore sepse pas vetëm 24 sekondash lojë friulanët kaluan në avantazh me finalizimin e Roberto Pereyra-s. Në  fundin e pjesës së parë, Atalanta barazoi shifrat me një gol të bukur të një tjetër amerikano-jugori, pikërisht Luis Muriel, por edhe pse në fraksionin e dytë Gasperini hodhi në fushë disa titullarë të cilët i kishte lënë në stol, bergamaskët nuk e gjetën dot golin e dytë dhe atë të fitores. Pas këtij barazimi Atalanta mban vendin e 6-të në renditje me 33 pikë, 10 më pak se Milani kryesues.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...