Champions League

Atalanta pranë mrekullisë, PSG e eliminon me një përmbysje dramatike

Mbyllet me një fund dramatik aventura e jashtëzakonshme e Atalantës në Champions League. Hirushja e futbollit italian mrekulloi në çerekfinale ndaj PSG-së, teksa deri në minutën e 90-të ishte me një këmbë në gjysmëfinale, falë golit të shënuar që në fillim të sfidës nga Pasalic, por pikërisht në limitet e kohës së rregullt bënë diferencën “yjet” e ekipit francez, duke përmbysur shifrat në 1-2.

Kualifikimi i skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel erdhi nga stoli, pikërisht nga kontributi i pamohueshëm i Kylian Mbappesë, pavarësisht se nuk shënoi, dhe Chupo Mouting, pa harruar dhe pjesën e Neymarit.

Sfida nisi me një rast të pastër të humbur nga Neymar, që në minutën e 3-të, kur përballë Sportiellos goditi keq, jashtë portës. Atalanta, falë përgatitjes së lartë atletike, i befasoi kampionët e Francës në minutën e 27-të, kur një kundërsulm i shpejtë u përmbyll me golin e mrekullueshën të Pasalicit.

Thuajse deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt Atalanta mundi t’u bënte ballë sulmueve të PSG-së, por pikërisht në minutën e 90-të,  Choupo Moting gjeti të lirë në zonë me një krosim të zgjuar Neymarin, tentativa e të cilit u kthye në asist për Marquinhos, që pranë zonës së portierit e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm pak çaste më vonë, një pasim i mrekulluehëm i Neymarit nxori të lirë në zonë Mbappenë, që shërbeu në qendër për Choupo Moting, i cili bëri më të thjeshtën, duke e dërguar topin përtej vijës fatale. Keqardhje për Atalantën, që ishte shumë pranë një arritjeje historike, por diferencën e bënë në fund “yjet” e PSG-së, kur futbollistëve të skuadrës italiane po u shterronin energjitë.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency