Serie A

Atalanta realizon mrekullinë e 9 dhe parakalon Interin, rigjen suksesin edhe Roma

Nuk përmbahet Atalanta, që mbrëmjen e sotme realizoi mrekullinë e nëntë radhazi, pasi mposhti Sampdorian me rezultatin 2-0 dhe me tre pikët e marra u ngjit të paktën përkohësisht në vendin e tretë me 66 pikë.

Bergamaskët e Gasperinit vuajtën jo pak mbrëmjen e sotme përballë një kundërshtari si Sampdoria që ishte vendosur mirë në fushë dhe rezistoi për plot 75 minuta.

Mbrojtēsi Rafael Toloi zhbllokoi takimin në “Gewiss Stadium”, ndërsa 5 minuta para fundit ishte sulmuesi kolumbian Luis Muriel që gjeti edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin e 9 radhazi për Atalantën, e cila në sfidēn e radhës do të synojë “notën 10” ndaj Juves.

Pas tre humbjesh radhazi në kampionat, Roma u rikthye te suksesi teksa triumfoi me vuajtje 2-1 përballë Parmës në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit.

Mesfushori slloven Juraj Kucka trembi verdhekuqtë në minutën e 9′ kur ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe kaloi Parmën në avantazh, por Heinrikh Mkhitaryan riktheu baraspeshën para fundit të pjesës së parë.

Golin e fitores për verdhekuqtë e shënoi mesfushori Jordan Veretout në pjesën e dytë, ndërsa pas suksesit sot Roma ruan pozitat në vendin e pestë me 51 pikë.

Marrin një goditje të rëndë shpresat e Brescias për mbijetesë, sepse pas fitores me Veronën të dielēn “dallëndyshet” humbēn 3-1 me përmbysje në Torino, duke mbetur në vendin e parafundit.

Pas fitores befasuese të dielën në Milano, Bologna zhgënjeu mbrēmjen e sotme në “Dall’Ara”, ku u mposht me rezultatin 1-2 nga Sassuolo, gjithsesi vlen të theksohet se asnjëra prej skuadrave nuk rrezikon mbijetesën.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency