Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta shkakton “tërmet 7-ballësh” në Torino, Ilicic gol nga 60 metra

Fitore e çmendur e Atalantës 0-7 në fushën e Torinos, ku vendësit, përveçse u turpëruan nga rezultati, e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak, pasi Izzo e Lukic u ndëshkuan më kartonë të kuq.

Gjithçka nisi keq për Torinon në “Stadiumin Olimpik”, ku bregamaskët e gjetën golin e parë që në minutën e 17-të me Ilicicin, i shërbyer nga Palomino, pasi ky i fundit i rrëmbeu topin një mbrojtësi. Vetëm 9 minuta më vonë zikaltrit shënuan të dytin me Gosens, me një goditje fluturimthi thuajse mbi vijën e 16 metrave.

Atalanta shkoi në epërsi të trefishtë në dhomat e zhveshjes, pasi Zapata shndërroi në gol një penallti të fituar nga Ilicic.

Por Torino s’kishte parë gjë akoma, me pjesën e dytë që rezultoi një makth i vërtetë për të. Ilicic realizoi edhe dy gola të tjerë brenda dy minutave lojë (53’ dhe 54’), i pari me një goditje të befasishme nga mesi i fushës, pas një faulli të shkaktuar në mënyrë naive nga vendësit, ndërsa në rastin e dytë me një goditje të fortë brenda zonës.

Ndëshkimi i Izzos me kartonin e dytë të verdhë e bëri më të rëndë situatën te Torino, që pësoi edhe dy gola të tjerë (7 në total), nga i njëjti autor, Muriel (një prej finalizimeve të tij me 11-metërsh).

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...