Serie A

Atalanta tregoi limitet e Juvetusit, mbrojtja bardhezi çalon

Juventus shfaq “Thembrën e Akilit”, duke u shndërruar në një skuadër tokësore. Disfata e Bergamos e bën “Zonjën e Vjetër” që të kujtojë shijen e hidhur e të harruar të humbjes, që amplifikohet kur pasoja e kësaj humbjeje është eliminimi nga Kupa e Italisë. Sipas Allegrit, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, madje tashmë bardhezinjtë sipas tij mund të ruajnë energjitë, të cilat do t’i shfrytëzojnë në fronte të tjera.

Edhe pse me një organikë të mbushur me kualitet, sërish Atalanta ia doli t’i bënte bardhezinjtë të dilnin kokulur nga stadiumi bergamez. Kjo humbje hap një çëshjte tjetër, atë të problemit të trashëguar në mbrojtje, duke qenë se Bonucci ashtu si dhe Barzagli qëndruan jashtë për shkaqe dëmtimi, ndërkohë që Chiellini u ndërrua në pjesë të parë për pas shqetësimeve ne pulpë dhe Benatia i përshëndeti të gjithë, ndërsa Caceres nuk ishte fatsjellës në këtë debutim, që mund të përkufizohet i vështirë për uruguaianin.

Të dhëna aspak pozitive për një skuadër, bilanci i të cilës fliste për të dhëna impresionuese prej 7 ndeshjesh në Kupë  pa pësuar gol, ndërkohë që ndaj Atalantës pësoi dy të tillë në vetëm pak minuta distancë. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë e Allegrit duhet i ribëjnë llogaritë tashmë për sfidën e së shtunës ndaj Parmës, më pas për atë të Sassuolos e të Frosinones, sepse ajo e Chmapionsit projektohet pak më e largët, pikërisht për 20 shkurtin. Në këtë kontekst, Juventusi duhet të rigjejë veten në duelet e radhës që e presin, për të mos humbur marshin e triumfit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency