Lajme

Atalanta-Valencia bomba biologjike e koronavirusit që solli shpërthimin e pandemisë!

Shkenctarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e shpërthimit të pandemisë në Europë.

Më shumë se 44,000 njerëz udhëtuan për të ndjekur ndeshjen Atalanta-Valencia të luajtur në stadiumin San Siro muajin e kaluar, pasi stadiumi i Atalantës në Bergamo u konsiderua shumë i vogël.Në ndeshjen e 19 shkurtit që shumë pak kishin menduar se do të zhvillohej me tifozë, Atalanta fitoi 4-1 ndërsa tani si Italia dhe Spanja kanë më shumë se 70,000 të infektuar mekoronavirusin vrasës.

Bergamo është qyteti i prekur më rëndë në Itali 3,800 të prekur me më shumë se 580 vdekje.

Profesori imunolog Francesco Le Foche tha: “Me shumë gjasa aty ndodhën shkëndijat dhe katalistët e përhapjes së virusit. Për të ardhur keq sepse Atalanta-Valencia ishte maja e euforisë së klubit nga Bergamo e ndoshta dhe për Valencia. Një muaj ka kaluar prej saj kështu që koha përputhet. Grumbullimi i mijëra njerëzve, disa centimetra larg njëri-tjetrit, përqafimet, të thirrurat, ishin nxitje masive virale. Duke parë në retrospektivë, ishte një çmenduri që ajo të luhej me spektatorë, por asokohe gjërat nuk ishin shumë të qarta. Tani do të ishte e pamendueshme” .

Valencia ka njoftuar se 35 përqind e stafit dhe futbolistëve kanë rezultuar pozitiv me sëmudjen, ndërsa te Atalanta vetëm portieri Marco Sportiello, por të gjithë janë në karantinë.

Kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori e quajti ndeshjen “bombë biologjike” dhe beson se ajo ishte shkaku i epidemisë në Europë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency