Kupa e Italise

Atalanta “zbërthen” Napolin, Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve me Hysajn e Rrahmanin

Finalja e edicionit të 74-t të Kupës së Italisë do të zhvillohet mes Juventusit dhe Atalantës.  Pas bardhezinjve, që eliminuan në gjysmëfinale Interin, për për ndeshjen e madhe të 19 majit e prenë biletën edhe bergamaskët, që eliminuan fituesit në fuqi të kompeticionit, napolitanët.

Ndeshja e parë në stadiumin “Maradona” përfundoi pa gola, ndërsa në sfidën e kthimit, në Bergamo, skuadra e Gasperinit triumfoi 3-1. Zapata hapi serinë e golave për bergamaskët në minutën e 10-të me Zapatan, ndërsa 6 minuta më vonë dyfishoi Pessina. Një start “horror” për ekipin e Gattusos, që gjithsesi mundi ta rihapte ndeshje me golin e Lozanos në fillim të pjesës së dytë. Napoli vijoi të këmbëngulte për golin e dytë, që do t’i jepte kualifikimin, por pësoi të tretin, me autor Pessinan, që kombinoi bukur me Zapatan për golin që vulosi kualifikimin e Atalantës.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi, fiton kështu duelin me Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin, të tre titullarë në këtë ndeshje. Në fakt, Hysaj u zëvendësua nga Gattuso pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa Gjimshiti dhe Rrahmani qëndruan në fushë deri në fund.

Një eliminim i hidhur për Gattuson, që vështirë se do të mbijetojë në stolin e Napolit pas humbjes së mundësisë për ta fituar këtë trofe.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency