Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Atanda: Vendi im është në mbrojtje, Latif apo Busic? “No problem”!

Bashkë me trajnerin Skënder Gega në konferncën për shtyp të Partizanit përpara sfidës ndaj Teutës ishte edhe nigeriani Sodiq Atanda i cili është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në skuadër, pasi ka disa vite që luan për të kuqtë. Atanda i cili me dëmtimin e Ardit Hilës, është aktivizuar më shumë në mesfushë sesa në mbrojtje nga trajneri Gega, foli për pozicionin e tij në fushë, për shtimin e konkurencës në prapavijë me afrimin e Lum Rexhepit, por edhe për sfidën e rradhës.

Ku ndjeheni më mirë në mbrojtje, apo mesfushë?
– Në mbrojtje ndihem më mirë. Mesfusha nuk është pozicioni im, por di të markoj e të marr pjesë në manovrat e lojës.

Cila është pika më e fortë e Teutës?
– Mendoj se janë shumë mirë në sulm, por ne duhet të jemi 100% të përqendruar. I gjithë sulmi i Teutës është i rrezikshëm, por duhet të jemi të përqendruar. Latifi është një sulmues i mirë dhe sulmuesi i krahut të majtë. Them se duhet të fokusohemi tek ai krah më shumë.

Afrimi i Rexhepit ka rritur konkurrencën, si ndiheni në lidhje me këtë?
– Është lojtar i mirë, por i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur. Më pëlqen të kem sa më shumë konkurrencë. I pranoj sfidat dhe mendoj se të ndihmojnë. Futbolli është lojë shansesh, kush e kap shansin qëndron në formacion.

Teuta ka dy sulmues të gjatë, ndiheni mirë në qendër të mbrojtjes, apo para? Preferoni Latif?

– Po punojmë në stërvitje për këtë. Nuk e kam problem, në qendër të mbrojtjes jam mirë. Si Latif, si Busic, për mua nuk bëjnë problem.

Si është atmosfera brenda ekipit?
– Ne jemi të përqendruar dhe nuk duhet të gabojmë, pasi kemi shumë pikë në lojë dhe nuk duhet të gaboni.

A mendoni se ky është Partizani më i fortë?
– Po bëjmë mirë dhe marrim rezultate. Mendoj se kjo është skuadra më e mirë që “Demat” kanë pasur.

Kush është sulmuesi më i fortë që jeni përballur?
– Për mendimin tim Sowe. Ai ishte afrikan dhe i di cilësitë e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...