Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Atë që nuk e arriti në 5 vite te Tottenham, e bëri për 11 ditë te PSG!

Statistikë vërtet e veçantë ajo e arritur nga Mauricio Pochettino në stolin e Paris Saint Germain.Trajneri argjentinas i emëruar në krye të ekipit 11 ditë nga finalja e Superkupës së Francës, mbrëmë fitoi trofeun e parë në karrierën e tij si trajner, pasi PSG mposhti 2-1 Marseille me gola të Icardit dhe Neymar. Pas këtij triumfi në mediet sociale është shpërndarë shpejt një statistikë e veçantë e argjentinasit. Pochettino qëndroi pesë vite si trajner i Tottenham dhe arriti të bëjë shumë mirë, por nuk mundi të fitojë asnjë trofe në aventurën e tij në Londër. Atë që nuk e bëri në 5 vite te Tottenham, Pochettino e arriti te PSG për 11 ditë. Te kampionët e Francës do të ketë mundësi të fitojë trofe të tjerë gjatë këtij sezoni pasi PSG është në garë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...