Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Atletico po funksionon pa Joao Felix, portugezi pak gjasa të kthehet në Madrid

Gazeta spanjolle “Marca” bën një bilanc të situatës së João Félix, duke vënë në dukje, mbi të gjitha, rritjen e performancës së ish-lojtarit të Atleticos së Madridit që nga largimi në merkaton e janarit, në formë huazimi deri në fund të vitit te Chelsea.

Skuadra e Diego Simeones pati një sërë rezultatesh pozitive dhe humbja e fundit ishte pikërisht ndeshja e fundit e João Félix, më 8 janar, kundër Barcelonës (0-1).

Që atëherë, skuadra madrilene ka nisur një seri prej gjashtë fitoresh dhe tri barazimesh dhe “Marca” nënvizon probabilitetin e ulët që sulmuesi portugez të rikthehet në fanellën bardhekuqe.

Lexo edhe:

  1. Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
  2. “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
  3. Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
  4. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”

Diego Simeone i garantohet vazhdimësia në 2023/2024, kështu që kthimi i Félix në Wanda Metropolitano” nuk ka gjasa.

Atlético po përgatitet ta largojë lojtarin, të cilin e ka blerë nga Benfica në vitin 2019 për 126 milionë euro.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...