Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Atl. Madrid-Inter ul siparin e International Champions Cup

International Champions Cup do të ulë siparin mbrëmjen e sotme në “Wanda Metropolitana”, ku do të përballen Atletico Madrid dhe Interi.

Ky do të jetë testi i fundit për të dy trajnerët, para se të fillojnë me përballjet zyrtare, me Interin që e nis kampionatin të dielën e 19 Gushtit dhe Atleticon që do të luajë Superkupën e Europës më 15 Gusht ndaj Realit.

Simeone do të ketë në dispozicion grupin e plotë, përfshi këtu edhe sulmuesin e afruar rishtazi, Nikola Kaliniç, por edhe francezin Griezmann, që iu bashkua së fundi nga pushimet verore.

Nga ana tjetër, Spalletti ka ende probleme me grupin, pasi kroatët sapo janë rikthyer, ndërsa Nainggolan dhe Borja Valero vijojnë të jenë të dëmtuar.

Gjithsesi edhe për teknikun zikaltër, kjo do të jetë një mundësi mjaft e mirë për të parë se sa skuadra ka avancuar me përgatitjet, para transfertës me Sassuolon, që do të jetë në javën e parë të kampionatit italian.

Turneu veror i miqësoreve, International Champions Cup ofroi sfida spektakolare mes skaudrave më të mëdha europiane, përfshirë Real dhe Atletico Madrid, Manchester City dhe United, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Inter, Milan, Juventus, PSG, Bayern Munchen, Totte ham dhe Borusia Dortmund, me këto dy të fundit, që kryesojnë momentalisht renditjen me nga 7 pikë secila.

Takimi mes Atleticos dhe Interit do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2, ashtu si edhe 50 takimet e tjera të ICC.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...