Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta-Milan, duel Championsi në Bergamo

during the serie A match between Atalanta BC and AC Milan at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on May 13, 2018 in Bergamo, Italy.

Atalanta-Milan, duel me aromë Championsi. Në këtë konteskt, sigurisht që ndeshja e kësaj fundjave mund të jetë vitale në sigurimin e vrullit të nevojshëm për të marrë një tjetër hov shpërthyes në gjysmën e dytë të sezonit të Serisë A.

A do t’ia dalin kuqezinjtë të konsolidojnë vendin e tyre të katërt në këtë transfertë, duke u afruar një pikë më shumë me Interin e vendit të tretë? Apo ekipi bergamask do të parakalojë kuqezinjtë?

Vlen për t’u përmenduar forma e mirë me të cilën vijnë bergamaskët e Gasperinit, me tri fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe me një organikë të plotë për sfidën e fundjavës. Ilicic, që u tregua vendimtar në ndeshjen ndaj SPAL-it, së bashku me Zapatan dhe Alejandro Gomezin pritet të jenë titullarë nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, ritmi pozitiv shoqëron klubin milanez, që i është rikthyer marshit fitues gjatë dy muajve të fundit, duke numëruar 6 ndeshje pa disfatë në kampionat. Edhe për këtë transfertë, kuqezinjtë do të ndiejnë mungesën e gjatë të Giacomo Bonaventuras, ndërkohë që prania e portierit veteran, Pepe Reina, është në dyshim. Pritet rikthimi i Lucas Biglias, ndërkohë që prurjet e reja si Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta me shumë gjasë do të jenë titullarë pas performancës së mirë që patën edhe ndaj Cagliarit.

Ndeshja e kësaj të shtune mes Atalantas dhe Milanit do të shënojë duelin e 50-të mes tyre, ku përgjatë historisë statistikat flasin për 23 suksese të kuqezinjve, 11 për Atalantan dhe sfidat e tjera janë mbyllur në barazim. Emocionet nuk do të mungojnë këtë të shtunë, aq më shumë kur dy prej golashënuesve më të mirë të kampionatit italian, Piatek me 15 finalizime dhe Zapata me 16 do të jenë të përfshirë në formacionet respektive.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...