Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico blindon liderin e skuadrës, drejt rinovimit me sulmuesin

Antoine Griezmann do të rinovojë kontratën me Atleticon e Madridit teksa ajo aktualja i skadon në vitin 2026. Plani i “Los Colchoneros” është të finalizojnë marrëveshjen e re në muajt e ardhshme, teksa të gjitha palët janë në diskutim të vazhdueshëm.

Klubi madrilen e cilëson Antoine Griezmann si një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin. Francezi po shijon periudhën e tij të dytë me Atleticon, pasi e para zgjati për pesë vite nga 2014 deri në 2019. Për tre sezone, Griezmann luajti edhe tek Barcelona por nuk shijoi të njëjtin produktivitet si tek ekipi i Simeones.

Lexo edhe:

Në 2022, kampioni i botës u rikthye sërish në Wanda Metropolitano dhe trajneri Diego Simeone e ka kthyer përsëri në një pikë të rëndësishme të lojës së tij.

Si për të konfirmuar këtë gjë, mjaftojnë statistikat e këtij edicioni futbollistik, ku Antoine Griezmann ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

Në total, 33-vjeçari ka luajtur 383 ndeshje me “Los Colchoneros” dhe ka fituar një Europa League, një Superkupë Europe dhe një Superkupë Spanje me klubin madrilen.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...