Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Atletico e papërmbajtshme, 5 gola Lokomotivës për të kapur çerekfinalet

Atletico e Madridit konfirmohet si pretendentja kryesore për të triumfuar në këtë edicion të Europa League. Los Colchoneros edhe pse ishin pothuajse të kualifikuar treguan një provë force edhe në sfidën e kthimit përballë Lokomotivës së Moskës duke u bërë skuadra e parë që siguron një biletë për në fazën çerekfinale të kompeticionit.Simeone kishte lënë në shtëpi Diego Costën dhe në stol Antoine Griezmann, pork jo nuk e pengoi Atleticon të fitonte me shifrat e thella 5-1 në transfertën moskovite përballlë Lokomotivës duke e eliminuar skuadrën ruse me rezultat të përgjithshëm 8-1. Serinë e golave në stadiumin Lokomotiv Stadium të Moskës e hapi, Angel Correa në minutën e 16-të, por vendasit barazuan shifrat 4 minuta më vonë me një supergol të Rybus. Në pjesën e dytë kishte festë për të gjithë sepse shënuan me rradhë Saul Niguez, Fernando Torres që e gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe Griezmann që pavarsisht se hyri në fushë nga stoli shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 85-të pas asistit të Correas duke vulosur rezultatin në 1-5.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...