Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Atletico e Simeones përfundon e fundit në grup, “Aspirinat” në Europa League (video)

Atletico e Madridit përfundon e fundin në fazën e grupeve të Championsit, duke humbur edhe pjesëmarrjen në Europa League. Skuadra e drejtuar nga Simeone u mposht 2-1 në transfertë nga Porta, që kualifikohet si e para e grupit, ndërsa Bayer Levekuseni, falë pikës së marrë përballë Club Brugge, ngjitet në vendin e tretë falë epërsisë në sfidat e drejtpërdrejta me “Los Colchoneros”.

Atletico e nisi shumë keq sfidën në “Estádio do Dragão”, duke pësuar gol që në minutën e pestë (shënoi Taremi).

Dhe sikur të mos mjaftonte shoku i startit të takimit, në të 24-tën shënoi golin e dytë për vendësit Eustaquio.

Antoine Griezmann ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 68-të, por sistemi VAR e anuloi për një ndërhyrje të gabuar në ndërtimin e sulmit. Në minutën e pestë shtesë Savic shkurtoi diferencën në 2-1, por ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Atleticos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...