Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico fiton mes vuajtjesh, -6 nga Barcelona

Një gol në kundërsulm i Kevin Gameiros i mjaftoi Atleticos së Madridit për të marrë pikët maksimale në transfertën me Eibar e për të ushtruar presion mbi Barcelonën kryesuese. Në një ndeshje aspak të lehtë ishin dy francezët e Los Colchoneros që i dhanë fitoren e dytë radhazi madrilenëve përballë një Eibari që po kalonte një formë të jashtëzakonshme. Skuadra e Simeones shfrytëzoi mbi të gjitha pjesën e parë të mirë, ku pati dhe rastet më të mira  ndërsa Eibar nuk mundi dot të konkretizojë qarkullimin e topit dhe rastet e krijuara sidomos në pjesën e dytë, ku madje në minutën e 91-të Atletico shpëtoi vetëm për pak nga pësimi i golit të barazimit . 3 pikë të vuajtura për formacionin e Simeones përballë një Eibari që meritonte më tepër sesa thjesht humbja nga kjo përballje

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...