Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico fiton në frymën e fundit, Bare 60 minuta në fushë

Atletico e Madridit mori një tjetër fitore në frymën e fundit, edhe pse ishte me 10 lojtarë në fushë. “Los Colchoneros” triumfuan 2-1 përballë Espanyolit në një sfidë emocionuese ku goli i fitoresh u shënua në minutën e 10-ët shtesë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me takimin që u zhbllokua në minutën e 52-të ng Carrasco. Në të 71-tën Kongdobia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me Atleticon që mbetet në inferioritet numerik. Vetëm pak çaste më vonë, de Tomas barazoi rezultatin, por edhe pse ishte me një lojtar më pak, në minutën e 10-të shtesë skuadra vendëse fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Carrasco. Një fitore shumë e vuajtur për Atleticon, që ndjeu lodhjen e sfidës së kthimit me Manchester City-n në Champions. Në radhët e Espanyolit luajti titullar Keidi Bare, që u zëvendësua nga Melendo në të 60-tën.

Atletico me këtë sukses blindon vendin e katërt me tri pikë më shumë se Betisi. Të njëjtën kuotë pikësh kanë edhe Sevilla (luan me Realin) dhe Barcelona, me katalanët që kanë dy sfida më shumë për të zhvilluar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...