Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Atletico “lë me gisht në gojë” italianët, arrin marrëveshjen me De Paul

As Inter, as Milan dhe as Juventus. Rodrigo De Paul do të transferohet në kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm, pasi garën për blerjen e kartonit të tij e ka fituar pikërisht Atletico Madrid, që ka bindur drejtuesit e Udineses.

Kapiteni i friulianëve ndiqej nga skuadrat më të mira të Serisë A, por asnjëra prej tyre nuk ishte gati të ofronte 40 milionë euro kesh për kartonin e futbollistit, gjë që e bëri menjëherë Diego Simeone, i cili do ta ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes Atleticos dhe Udineses është arritur për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme, për të plotësuar 40 milionët e kërkuar nga klubi friulian.

Në të njëjtën kohë edhe De Paul ka arritur marrëveshjen me Los Colchneros, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 3.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Aktualisht futbollisti është i angazhua me Argjentinën në Copa America dhe vetëm në muajin korrik pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij te Atletico e Madridit, ndërsa klubet e Serisë A “mbeten me gisht në gojë”, pasi nuk arrijnë të blejnë një nga mesfushorët më të spikatur të sezoneve të fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...