Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Atletico Madrid-Real, “luftë” në merkato/ Shkak bëhet lojtari brazilian i Shakhtar Doneskt

Për shkak të luftës në Ukrainë, FIFA vendosi që lojtarët e huaj, të cilët luajnë si në ligën ukrainase dhe atë ruse, mund të firmosin me çdo ekip tjetër me parametër zero dhe diçka e tillë ka vendosur në lëvizje pjesën më të madhe të kontinentit të vjetër.

Në Spanjë, Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë piketuar të njëjtin lojtar, brazilianin e Shakhtar Donetsk, 18-vjeçarin Vinicius Tobias. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është vetëm një objektiv i Atleticos, por edhe një dëshirë e vetë teknikut Simeone, me këtë të fundit që i ka kërkuar drejtuesve të hyjnë menjëherë në bisedime.

Largimi i Trippier dhe dëmtimi i Vrsaljkos ka detyruar që Marcos Llorente të luajë jashtë pozicionit të tij, gjë që deri tani ka dhënë pak rezultate dhe Atletico kërkon të përforcojë këtë pozicion dhe braziliani shihet me shumë perspektivë.

Klubi madrilen i ka bërë ofertën e parë zyrtare lojtarit, i cili tani ka pak kohë në dizpocion për të marrë një vendim, por do ta shfrytëzojë në maksimum, pasi ideja që Real Madrid është në gjurmët e tij e tundon jo pak.

“Los Blanccos” e ka ndjekur për disa sezone brazilianin, por ky i fundit përfundoi në Ukrainë, por tani ka mundësinë e jetës, për të bërë një hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Edhe Reali vuan shumë në krahun e djathtë, pasi në këtë pozicion Dani Carvajal është i vetëm, ndërsa Lucas Vazques shpesh herë improvizohet në atë pozicion, duke detyruar lojtarin të dalë jashtë profilit të tij.

Të dyja skuadrat kanë nisur bisedimet me FIFA-n dhe të dyja klubet po mendojnë opsionin e transferimit në formë huazimi deri në përfundim të sezonit, duke lënë të kuptohet, se kudo që të transferohet Vinicius Tobias, braziliani duhet të tregojë vlerat e tij më të mira, ndërsa Atletico dhe Reali tani më, janë në garë për shërbimet e talentit 18-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...