Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico përmbys Bilbaon dhe shkon në +6 nga Barça!

Atletico Madrid fiton ndeshjen e prapambetur ndaj Athletic Bilbaos dhe tashmë e sheh veten +6 nga Barcelona e vendit të dytë në La Liga, 12 javë para fundit të sezonit. Los Colchoneros triumfuan 2-1 me përmbysje përballë skuadrës baske, duke marrë tre pikë të arta që i afrojnë më shumë me objektivin titull. Iker Munian kaloi në epërsi Bilbaon pas 21 minutash lojë, por në fundin e pjesës së parë Marcos Llorente riktheu baraspeshën. Në fillimin e pjesës së dytë skena ishte e gjitha për Luis Suarez i cili kthehu në gol një 11-metërsh për rrjetën e tij numër 18-të në këtë sezon, një më pak se Messi që kryeson listën e golashënuesve më të mirë. Goli i Suarez me penallti, vendosi edhe fatet e këtij takimi, me sfidën që u mbyll me avantazhin minimal të madrilenëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...