Atlético e Madridit prezantoi këtë të premte mbrojtësin spanjoll, César Azpilicueta, i cili mbërriti në skuadrën e Diego Simeones me kosto zero. Lojtari ishte pjesë e Chelsea për 11 vjet dhe e mbylli me londinezët me përfundimin e sezonit (ai kishte kontratë edhe për një vit).
“Kishte shumë zëra, diçka me të cilën nuk isha mësuar. Kur fola me trajnerin, me njerëzit e klubit, ndjeva se ishte gjëja më e mirë për mua, që mund të kontribuoja shumë për grupin, për klubin.
Lexo edhe:
- Goditje e Partizanit në merkato, kampionët firmosin me ish-kapitenin e Kukësit
- TKZ nis misionin kombëtar nga jugu, fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi
- “Pak lojtarë e kanë mentalitetin e tij”/ Tani është zyrtare, firmos Xhaka: Këtë kampionat e njoh mirë
- Krymi kthehet në Shkodër, çështje orësh zyrtarizimi te Vllaznia
Doja të jetoja vlerat e Atléticos, doja të vija dhe të përpiqesha të ndihmoja. Besoj se mund të bëhen gjëra shumë të mira, me sakrifica, me punë. Doja shumë të vija tek Atletico”, tha Azpilicueta (do të veshë fanellën me numrin 3) në konferencën e prezantimit.
