Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sot në 20:45, derbi i Madridit, ‘treni’ i fundit për të mos humbur gjurmët e Barçës

Wanda Metripolitano është gati për të pritur derbin e parë sezonal të kryeqytetit spanjoll, një derbi që duhet fituar me çdo kusht për të mos humbur akoma edhe më shumë terren ndaj Barcelonës që kryeson bindshëm La Ligan me 8 pikë avantazh ndaj Atleticos dhe Realit të Madridit, që në derbi luajnë edhe trenin e fundit të kreut. Ndryshe nga Los Blancos, Los Colchoneros nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon por regjistrojnë plot 5 barazime. Ajo e kësaj të shtune do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës mes Griezmann dhe Ronaldos, yllit francezit dhe atij portugez të cilët kanë zhgënjyer tifozët e skuadrave respektive me paraqitjet e tyre në këtë sezon.

Atletico ndryshe nga një vit më parë, këtë vit nuk bind aspak por në derbi bardhekuqtë gjithmonë kanë dhënë më të mirën e tyre, aq më tepër që këtë herë numri i tifozëve që do t’i mbështesë në shkallët e stadiumit do të jetë më i madh plot 65 mijë pasi luhet në impiantin e ri Wanda Metropolitano. Pas plot 88 vitesh në një derbi të Madridit do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë sërish dy vëllezër Lucas Hernandez dhe Theo Hernandez edhe pse të dy pritet ta nisin ndeshjen nga stoli. Bale, Kovacic, Navas si dhe me shumë mundësi edhe Carvajal do të jenë mungesat e mëdha të Realit në këtë ndeshje ndërkohë në krahun tjetër rrezikojnë të mungojnë Koke, Ferreira Carasco dhe Filipe Luis. Kjo supersfidë do të nisë në orën 20.45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin live në ekranin e Supersport 2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...