Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Atletico “shuplakë” Realit, fiton Superkupën e Europës

Reali i Madridit dështon në tentativën e parë për të fituar një trofe pa Cristiano Ronaldon. “Los Blancos” u mposhën 4-2 nga Atletico e Madridit në derbin madrilen të Superkupës së Europës të luajtur në kryeqytetin e Estonisë, Talin. Deri në minutën 79-të skuadra e drejtuar nga Lopetegui kryesonte 2-1, por “Los Colchoneros” jo vetëm që barazuan, por realizuan edhe dy gola në shtesën e parë, duke ngritur lart trofeun. Një shuplakë e fortë për trajnerin e Realit, që pa praninë e CR7, duhet të gjejë mekanizmat e duhur që kjo skuadër të funksionojë në perfeksion.

Diego Costa iu shmang me forcë mbulimit të Varane që në minutën e parë dhe në një kënd thuasje të pamundur mposhti portierin Navas, që ndoshta duhet të ishte vendosur më mirë në shtyllën e parë.

Karim Benzema barazoi me kokë i shërbyer nga Bale në minutën e 27-të, me pjesën e parë që u mbyll në barazim, 1-1.

Reali fitoi një 11-metërsh në minutëm e 63-të, ndërsa Ramos e ktheu në gol.

Atletico nuk u dorëzua dhe pas një presioni të vazhdueshëm barazoi 2-2 me të njëjtin autor, Diego Costan, në minutën e 79-të.

Për të përcaktuar fituesin u desh koha shtesë dhe pikërisht në minutën e 98-të Saul me një gjysmëkthesë realizoi një gol spektakolar, që u pasua me një tjetër finalizimim të Koke, që i suguruan trofeun e parë sezonal Atleticos, pikërisht përballë skuadrës që ka fituar 4 Champions në 5 sezonet e fundit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...