Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico tregon karakterin, mposht 3-2 “in extremis” Bilbaon

Atletico e Madridit është një skuadër me karakter të fortë, virtyt që e shfaqi edhe në sfidën e javës së 12 të La Ligas ndaj Atlhetic Bilbaos në “Wanda Metropolitano”, ku “Los Colchoneros” triumfuan 3-2 në frymën e fundit.
Formacioni i Diego Simeones luajti një pjesë të parë relativisht të dobët, teksa në minutën e 36-të u ndëshkoi Inaki Williams, që bëri më të thjeshtën në vijën fatale, pas topi u kthye nga traversa.
Vendasit barazuan në minutën e 61-të me një supergol nga distanca të Thomas, por vetëm 2 minuta më pas, Inaki Williams realizoi të dytin personal pas një shërbimi perfekt të Munianin.
Minutat fundit në “Wanda Metropolitano” ishin vërtet drithëruese.
Në të 80-tën barazoi me kokë Rodrigo, ndërsa sapo nisi koha shtesë veterani Godin çoi në ekstazë tifozët e Atleticos me golin e 3-2. Me këtë sukses “Los Colchoneros” ngjiten në vendin e dytë me 23 pikë dhe presin se çfarë do të ndodhë në përplasjen mes Sevillas dhe Espanyolit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...