Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Atletico turpërohet nga Girona, eliminohet nga Kupa e Mbretit

Girona shkaktoi surprizën e madhe në 1/8-at e finaleve të Kupës së Mbretit, në Spanjë. Skuadra katalane eliminoi Atleticon e Madridit, duke barazuar 3-3 në “Wanda Metropolitano”, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Atletico shënoi i pari me Kaliniç, por Girona përmbysi rezultatin me golat e Fernandes e Stuanit. Simeone hodhi në fushë Griezmann, që barazoi rezultatin 2-2, ndërsa Correa i dha avantazhin e përkohshëm Atleticos në 3-2. Por, surprizat nuk kishin përfunduar dhe dy minuta nga fundi i ndeshjes, Doumbia barazoi shifrat në 3-3, duke eliminuar Atleticon e Madridit.

Pas Barcelonës, Leganes mposhti një tjetër gjigant të futbollit spanjoll, Realin e Madridit. Një triumf në Kupën e Mbretit me rezultatin 1-0. Por, këtë radhë, fitorja e Leganesit nuk pati vlerë, pasi në çerekfinale u kualifikua pikërisht Reali i Madridit, që kishte fituar ndeshjen e parë 3-0.

Ai që shënoi golin e fitores për Leganesin ishte Braithwhite, në minutën e 30. Edhe Sevilla u mposht në ndeshjen e saj të kthimit me Athletic Bilbaos, 0-1, me gol të Guruzetës, por ajo arriti gjithsesi të sigurojë një vend mes 8 më të mirave, duke qenë se ndeshjen e parë e kishte fituar 3-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...